Roma me fitore bindëse ndaj Brescias

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Roma ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi duke shënua fitore prej 3 me 0 në shtëpi ndaj Brescias.

Vendasit nuk arritën të gjejnë rrugën e golit në pjesën e parë, dhe të gjitha golat i shënuan në të dytën, transmeton Koha.net.

Ishte Smalling ai që shënoi golin e parë në minutën e 49 pas asistimit nga Pellegrini.

Derisa golin e dytë e shënoi Mancini në minutën e 57. Për të asistoi Smallingu.

Listës së golashënuesve iu bashkua edhe sulmuesi boshnjak, Edin Xheko, i cili realizoi në minutën e 66 të ndeshjes.

Me këtë fitore Roma arrin në kuotën e 25 pikëve dhe mban vendin e katërt. Derisa Brescia në vendin e fundit ka vetëm shtatë pikë pas 12 ndeshjeve.

Të ngjashme