Roma po përgatit një ofertë të re për futbollistin e Bayer Leverkusen, Leon Bialey, raporton Football Italia.
Klubi nga Serie A ia ka vënë syrin 21 vjeçarit tash e sa kohë, dhe tani janë të vendosur që ta zëvendësojnë Stephan El Shaarawy-n me të riun xhamajkan.
Sidoqoftë, Leverkusen raportohet se e vlerëson Bailey-n diku 40 milionë euro, andaj mbetet të shihet nëse kryeqytetasit italianë do të jenë në gjendje ta paguajnë një shumë të tillë.