Lorenzo Pellegrini është njëri nga mesfushorët më të talentuar italian.
Mesfushori i Romës ka shkëlqyer edicionin e kaluar me fanellën e Giallorosëve.
Kjo ka bërë që për lojtarin interesim të shprehin skuadra të mëdha si Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Juventus.
Klauzola e largimit të tij nga Roma është tejet e ulët vetëm 30 milionë euro dhe kjo po e shqetëson gjigantin italian.
Calciomercato shkruan se Roma është futur në bisedime me lojtarin për zgjatjen e kontratës.
Kontrata aktuale e Pellegrinit me Romën skadon në verën e vitit 2022.
Kryeqytetasit synojnë që t’ia heqin klauzolën e largimit lojtarit, ose t’i ngritët ajo nga 30 në 90 milionë euro.
Gjithsesi me kontratën e re 22-vjeçari do të fitojë edhe rritje page nga 1,5 milionë në 2,5 milionë euro.
Bisedimet janë në fazën fillestare, por besohet se reprezentuesi italian do t’i pranojë kushtet e klubit romak.