Roma rrezikon t’i humbasë tre lojtarë kyçë për ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës.
Ndeshja e parë çerekfinale do të zhvillohet të mërkurën në orën 20:45 në “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.
Sipas mediave italiane, Radja Nainggolan, Cengiz Under dhe Lorenzo Pellegrini rrezikojnë të mos paraqiten fare kundër Barçës.
Të tre vuajnë nga lëndime të ndryshme të pësuara së fundmi.