Policia e ka qëlluar me armë zjarri një person në Romë.
Momenti i panikut ndodhi pasditën e së shtunës në kryeqytetin italian.
Një burrë i moshës 44 vjeçare nga Gana,i kishte kërcënuar agjentët e policisë.
Ai me këtë rast nuk e ka lënduar askend, por kishte refuzuar ta hidhte mjetin e mprehtë.
Ganezi para se të qëllohej u paralajmërua nga policët.
44 vjeçari i cili ka edhe precedentë të tjerë penalë është dërguar për trajtim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, raporton italy24news.