Romë: Qindra zogj të pajetë në rrugë pas fishekzjarrëve të Vitit të Ri

Prishtinë | 02 Jan 2021 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Qindra zogj kanë ngordhur pasi shumë njerëz hodhën fishekzjarrë në kryeqytetin italian mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

Pamjet nga rrugët e Romës, tregonin dhjetëra e dhjetëra zogj, kryesisht harabelë, të pajetë në tokë.

Shkaku i ngordhjes së tyre nuk është i qartë por organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve tha se dukej se e gjithë kjo kishte të bënte me përdorimin masiv të fishekzjarrëve në natën e ndërrimit të viteve.

Sipas ekspertëve, ka gjasa që zogjtë të kenë ngordhur edhe nga frika e zhurmës së jashtëzakonshme të fishekzjarrëve.

Harabelët mund të jenë ngritur në fluturim kaotik, të jenë përplasur me njëri-tjetrin apo me dritaret apo linjat e energjisë elektrike.

Madje ekspertët thonë se zogjtë mund të ngordhin edhe nga ataket kardiake.

Spektaklet e fishekzjarrëve çdo vit shkaktojnë probleme dhe lëndime përveçse tek njerëzit edhe tek kafshët dhe numri i pazakontë i zogjve të ngordhur në Romë, vjen pavarësisht masës së ndalimit të fishekzjarrëve atje nga autoritetet, që në një masë të madhe është injoruar./TCH



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme