Mbetet në paraburgim i mituri që sulmoi gruan rome

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Apelit, e ka refuzuar ankesën e avokatit mbrojtës të një të mituri nga Ferizaj, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 01.06.2019, sipas të cilit kjo masë do të zgjas deri më 30 qershor, mbetet në fuqi.

“I mituri po dyshohet për veprën penale” Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi më 31 maj të këtij viti, e kishte sulmuar fizikisht, një qytetare, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatë.

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata s shkallës së parë, ka vepruar drejtë kur e ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, pasi që ekzistojnë arsye ligjore nga neni 187 i Kodit të Procedurës Penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme