Ish-ylli i Barcelonës, Ronaldinho, ka thënë se do ta përkrahte Lionel Messin nëse ai vendos të largohet nga “Camp Nou”.
Messi është pajtuar për kontratë të re verën që kamë pas, por ende nuk e ka vënë nënshkrimin në marrëveshje, në bazë të të cilës ai do të qëndronte te Barça deri në vitin 2021.
Katër-herë fituesit të Topit të Artë do t’i lejohet të diskutojë me skuadra tjera për transfer të lirë qysh në janar nëse dështon ta nënshkruajë marrëveshjen me Barcelonën.
Argjentiasni është lidhur ngushtë me një ribashkim të mundshëm me Pep Guargiolan në Manchester City.
Ndërkohë, Ronaldinho, dikur bashkëlojtar i Messit, ka theksuar se do ta përkrahte 30-vjeçarin edhe në rast largimi.
“Është e vështirë për mua ta them sepse e kam mik të ngushtë” Ronaldinho tha për Goal në rolin e tij si ambasador i Football For Peace.
“Dhe si mik i mirë gjithmonë do ta përkrahë lumturinë e tij. Nëse zemra i thotë të shkojë te ndonjë klub tjetër – edhe pse unë jam ambasador për Barcelonën – do ta përkrahja atë, megjithëse do të doja të qëndronte në Barcelonë”, ka shtuar ai.