Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, do ta shtojë një makinë të re tejet luksoze në koleksionin e tij të automjeteve të shtrenjta.
Përfaqësuesi i Portugalisë Ronaldo e ka bërë një Bugatti Centodieci, edicion i veçantë, i cili besohet se kushton rreth 10 milionë euro, raporton Gazeta Express.
Më shumë se thjesht cmimi, kjo veturë është e vlefshme vetëm 10 sosh janë prodhuar në gjithë botën dhe Ronaldo ia ka dalë të sigurojë njërën nga to.
Besohet se kjo veturë është frymëzuar nga historia e Bugattit. Është me ngjyrë bardhezi, me motor tetëlitërsh Ë16.
Vetura e arrin shpejtësinë maksimale 380 km/h, ndërsa nga 0 deri në 100 km/h e kap për 2.6 sekonda.
Ronaldo ka shumë makina luksoze dhe përveç Bugattit, ai ka edhe marka të tjera si Ferraris, Lamborghini, Rolls Royce dhe McLaren Senna.