Cristiano Ronaldo është dënuar me 2 vjet burgim (do ta kryejë në liri me kusht) dhe një gjobë prej 18.8 milionë euro.
Sipas “El Mundo”, Ronaldo ka arritur një marrëveshje me avokaturën e shtetit spanjoll për të shlyer detyrimet e tij fiskale, duke marrë përgjegjësitë për 4 vite.
Me këtë marrëveshje Ronaldo mbyll të gjitha problemet fiskale që ka pasur këto vite në Spanjë, duke i dhënë fund edhe një procesi të gjatë administrativ, transmeton TCH.
Ndërkohë ka mbetur ende dhe një çështje për t’u zgjidhur: Ronaldon kërkon që dy vitet e burgut të konvertohen me gjobë dhe jo me kusht, pasi mund të krijojë probleme në të ardhmen.