Dyshja do të jetë pjesë e një paneli prej 33 personash që do të votojë për një çmim të ri të shtuar në familjen Topit të Artë në këtë vit, i njohur si Trofeu “Kopa”
I emëruar sipas Raymond Kopas, ish-sulmuesit të Real Madridit dhe Francës i cili fitoi Topin e Artë në vitin 1958, çmimi do të shkojë për lojtarin më të shquar nën moshën 21 vjeçare.
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, megjithatë nuk do të jenë të vetëm në këtë panel, pasi do të jenë të shoqëruar edhe nga Luis Suarez , fituesi më i vjetër i gjallë i Topit të Artë.
Ndërkohë përveç kësaj, do të ketë edhe një nominim për Top të Artë për lojtaret femra, çmim ky që është mirëpritur nga lojtaret e gjinisë femërore.
Çmimi për Topin e Artë për femra do të prezantohet më 3 dhjetor se bashku me Trofeun “Kopa” si dhe Topin e Artë për meshkuj.