Ronaldo e pranon se ka edhe dy fëmijë të tjerë (Foto)

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 09:12 | Nga

Cristiano Ronaldo edhe publikisht e ka pranuar se ai ka edhe dy fëmijë të tjerë.

Mediet botërore spekuluan se ai ishte bërë baba pak kohë më parë i binjakëve të lindur nga një nënë surrogate identitetin e të cilës portugezi ka paguar që të fshihet.

Dhe, pas shumë ditëve me spekulime për këtë gjë, vet futbollisti portugez e ka pranuar tash një gjë të tillë, transmeton Telegrafi. Ai në një postim në rrjetin social Facebook me të përfunduar angazhimin me kombëtaren ka pranuar se ai do ta ketë rastin që t’i shohë fëmijët e tij për herë të parë.

Kujtojmë se Ronaldo ka një fëmijë, Cristiano Jr në të njëjtën formë sikurse dy fëmijët tjerë, nga një nënë identiteti i të cilës nuk dihet, por që portugezi e ka takuar në ShBA.

Ndërkohë besohet se edhe e dashura e tij aktuale, Georgina Rodriguez është shtatzënë dhe kështu Ronaldo mund të bëhet shumë shpejt me katër fëmijë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme