Cristiano Ronaldo thuhet se duhet të presë për t’u përballur me ish-shokët e skuadrës së Real Madridit.
Futbollisti portugez është transferuar gjatë javëve të kaluar te Juventusi për 105 milionë euro.
Dhe sipas La Gazzetta dello Sport, Ronaldo i është dhënë leja që mos t’i bashkëngjitet klubit italian në turit veror amerikan.
Juventusi do të përballet me Bayern Munichun në Philadelphia më 25 korrik dhe Benfican në New York më 28 korrik.
Më pas do të luajnë kundër yjeve të MLS All-Star në Atalanta para përplasjes kundër Realit në Uashington D.C më 4 gusht.
Tifozët kanë shpresuar ta shihnin Ronaldon, 33-vjeçarin të përballeshin me Los Blancos vetëm disa javë pas largimit nga Santiago Bernanbeu.