Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka pranuar fajin për akuzat për evazion fiskal, në një gjykatë në Madrid dhe do të paguajë gjobë 18.8 milionë euro që të shmangë burgimin prej dy vjetësh.
Akuzat për portugezin 33-vjeçar vlejnë për periudhën 2009-18 kur ai ishte pjesë e Real Madridit.
Seanca gjyqësore ndaj tij zgjati vetëm 15 minuta, pasi atij iu desh të nënshkruante vetëm dokumentin që pajtohet të paguajë gjobën.