Ekonomia Online
FUNDIT

Ronaldo zgjedh trofeun më të rëndësishëm dhe golin më të mirë në karrierë

Ronaldo zgjedh trofeun më të rëndësishëm dhe golin më të mirë në karrierë

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se cilin e vlerëson si trofeun më të rëndësishëm deri tani në karrierë, derisa e ka folur edhe për golin e parapëlqyer. Ronaldo është njëri prej futbollistëve më të dekoruar të gjeneratës së vet, pasi i ka fituar 32 trofe gjatë karrierës në Manchester United, Real Madrid dhe Juventus. Gjatë asaj […]

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se cilin e vlerëson si trofeun më të rëndësishëm deri tani në karrierë, derisa e ka folur edhe për golin e parapëlqyer.

Ronaldo është njëri prej futbollistëve më të dekoruar të gjeneratës së vet, pasi i ka fituar 32 trofe gjatë karrierës në Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

Gjatë asaj rruge, ai e ka fituar pesë herë Topin e Artë, po ashtu, i cili është çmim për futbollistin më të mirë të vitit në botë.

Në CV-në e tij, 36-vjeçari i ka fituar edhe dy trofe me Kombëtaren e Portugalisë, përfshirë Kampionatin Evropian më 2016, për të cilin thotë se ka rëndësi më shumë se çdo arritje tjetër në futboll.

“Në fund të finales (kundër Francës) po qaja nga lumturia! I përjetova tri lloje ndjenjash dhe emocionesh në atë ndeshjes, por ishte e pabesueshme se çfarë ndjeva në fund”, tha Ronaldo.

“Ky ishte mbase trofeun më i rëndësishëm që e kam fituar në jetë”, shtoi ai.

Nga 777 gola që i ka shënuar në karrierë, Ronaldo këmbëngul se goli i famshëm me gërshërë kundër tani kubit të vet, Juventusit, në Ligën e Kampionëve, është më i miri që e ka shënuar ndonjëherë.

“Siç e dini, unë i kam shënuar 777 gola në karrierën time. Fatkeqësisht duhet ta përmend se golin që më pëlqen më së shumti e shënova kundër ekipit tim të tanishëm, Juventus, dhe në portën e mikut tim të madh, Gianluigi Buffon”, shtoi ai.

Të ngjashme