Këngëtarja Ronela Hajati tash e disa muaj është komentuar për ndarjen e saj nga Young Zerka.
Megjithatë, një konfirmim nga çifti nuk ishte bërë përkundër se nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Së fundmi ka qenë vet Ronela ajo e cila në një mënyrë e ka konfirmuar ndarjen nga partneri i saj.
Ronela Hajati (Foto: YouTube)
Ajo ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, teksa ka ndarë me publikun detaje të shumta nga karriera profesionale e po ashtu edhe nga jeta e saj private.
Artistja e njohur tha se momentalisht është vetëm, beqare dhe e fokusuar te puna, duke konfirmuar kështu ndarjen nga Young Zerka.
“Unë jam, çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë. Jam vetëm, shumë e fokusuar me punën. Kjo karantina, më ka ndihmuar shumë të punoj me veten. Mendoj që Zoti i di më mirë ca gjëra, i ka shkruar, prandaj ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, Ronela ka nisur xhirimet e klipit të ri dhe kënga e saj pritet të prezantohet së shpejti para fansave.