Këngëtarja nga Shqipëria, Ronela Hajati, është duke punuar në këngën e radhës nga albumi i ri “Rron”.
Përmes disa postimeve që ka ndarë në rrjete sociale, ajo tregon se projekti i ri i titulluar “Aventura” lansohet më 20 maj.
Biondja mes tjerash ka shpërndarë edhe një pjesë të klipit, i cili është ritmik dhe shumë veror.
“Kjo këngë do të jetë festimi i heqjes së orës policore. 20 maj. Mezi po pres të dëgjohet në klub këtë verë. Dhe është vetëm fillimi”, ka shkruar Hajati në një postim.
“Nata në 20 maj nuk ka limit. Aventura”, shtoi artistja në tjetrin ku shfaqet atraktive në një fustan të zi.
Ronela tregon se edhe këtë herë videon muzikore ia ka besuar produksionit “Imagine Films”.
Nga “Rron” deri më tani janë publikuar dy videoklipe: “Prologue” dhe “Shumë i mirë”.