Futbollisti anglez, Wayne Rooney dhe gruaja e tij, Coleen, e kanë vizituar Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Barron Trump.
Djali 12-vjeçar i Donald Trumpit, i cili është një adhurues i madh i futbollit, e ka ftuar çiftin nga Liverpoli që të qëndrojnë në Washington.
Wayne është fotografuar duke qeshur në shoqëri të djalit të presidentit amerikan.
Ai dhe Coleen më pas janë takuar edhe me vajzën e kreut të Shtëpisë së Bardhë, Ivanka Trump.