I aktivizuar me kombëtaren shqiptare, Odise Roshi tregoi më të mirën e tij, por tashmë ai duket larg Rijeka-s.
Roshi mëngjesin e sotëm ka qenë i shoqëruar nga menaxheri i tij dhe kanë udhëtuar drejt Rijekas për detajet e fundit të transferimit të tij.
Siç njoftoi disa herë në programin e saj “Radio Rijeka” në mesin e lojtarëve që do të largohen këtë verë nga Rijeka është dhe Odise Roshi. Sipas informacioneve, Odise Roshi do të bashkohet me shokun e tij të skuadrës te Rijeka dhe në ekipin kombëtar, Bekim Balaj.
Siç raportojnë mediat kroate, Odise Roshi do të udhëtojë mesin e javës së ardhshme drejt Çeçenisë te Terek Grozni. Çdo gjë duhet të marrë fund brenda një ose dy ditëve. Detajet e transferimit nuk janë të njohura.