Roth: Nëse BE s’e ndërron shpejt qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor mund të përballemi me kërcënimin e luftës

Aktuell,06.04.2022 Berlin, Michael Roth (Heringen) von der Partei SPD im Portrait bei seiner Rede zur Debatte Aktuelle Stunde - Massaker der russischen Truppen an ukrainischen Zivilisten in Butscha bei der 27. Sitzung des Deutschen Bundestag in Berlin
Prishtinë | 19 Mar 2025 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka thënë se politika e Bashkimit Evropian ka dështuar në Ballkanin Perëndimor.

Duke folur për protestat në Serbi, ai thotë se nëse Unioni s’e ndërron qasjen ndaj rajonit mund të ketë kërcënime për luftë, më shumë destabilitet e nacionalizëm.

 “Serbët kanë javë që protestojnë për vlerat europiane. Por ata nuk e shohin më BE-në si aleate. Vështirë se dikush në Ballkanin Perëndimor beson më në një perspektivë të BE-së. Protestuesit janë të zhgënjyer me BE-në. BE-ja ka bashkëpunuar me [presidentin serb] Vuçiqin për një kohë të gjatë”.

Roth tha se BE s’bën ta humbë Ballkanin Perëndimor si rajon.

“Politika jonë për Ballkanin Perëndimor ka dështuar. Ne kemi nevojë për një “Zeitenwende”, përndryshe përballemi me kërcënimin e luftës, edhe më shumë destabilitet, nacionalizëm dhe autoritarizëm. Ne nuk duhet të humbasim Ballkanin Perëndimor si një rajon i demokracisë, shtetit të së drejtës, lirisë, sigurisë dhe prosperitetit”.

Të ngjashme