Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mban sot konferencë për medie.
Sipas njoftimit të MINT-it, konferenca që fillon nga ora 15:00, ka të bëjë me pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së “Tregu i Përbashkët”.
“Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot do të mbajë konferencë për media për marrëveshjen për pjesëmarrjes e Kosovës në Programin e BE-së “Tregu i Përbashkët””, thuhet në njoftimin e MINT-it për medie.