Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se kanë arrestuar në Prishtinë një person pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje ka kanosur dy viktima, vëllanë dhe babin e tij.
I njejti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë (babain dhe vëllain e tij ). Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë”.