Policia bën të ditur se ka arrestuar një person në Viti, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa është njoftuar edhe QPS-ja, dhe mbrojtësi i viktimave.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.