Një burrë dhe një grua (bashkëshortë) janë rrahur ndërmjet vete më në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, raporton Policia e Kosovës.
Përmes një komunikate për media Policia konfirmon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 dje në Prishtinë. Të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Raportohet se, dy të dyshuar një mashkull dhe një femër K-Shqiptare (bashkëshortë) pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes veti. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thotë PK.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.