Policia njofton se në lagjen “Lakërishtë” në kryeqytet është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare.
Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pasi është intervistuar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.