Të enjten në rrugën “Perandori Justinian” në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi që i njëjti për motive të panjohura ka sulmuar një femër.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ku më pas është liruar.
Me vendimin e prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti i proceduar mbetet nën hetime, njofton Policia e Kosovës.