Pas takimit që pati Rrahim Pacolli me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, si dhe kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, Pacolli ka sqaruar se takimi ishte i rastësishëm, për kafe të mëngjesit.
Pas raportimit të mediave se takimi që u zhvillua në mes të Presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli dhe kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, ku u tha se ndonëse mund të jetë i ndërlidhur me zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve të 11 qershorit, Rrahim Pacolli shpjegon për Gazetën Express se ata u takuan privatisht.
Në një bisedë telefonike, Pacolli tha se u takuan rastësisht për kafe të mëngjesit, dhe se takimi nuk ka të bëjë asgjë me situatën politike.
“Takimi ishte i rastësishëm, për kafe të mëngjesit”, tha Pacolli për Express.
Rrahim Pacolli në zgjedhjet e 11 qershorit ishte shef i Shtabit Zgjedhor të AKR-së.
Thaçi, Veseli e Lushtaku në takim me Rrahim Pacollin
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është fotografuar sot paradite në një nga restorantet e kryeqytetit, në takim me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselil; kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe Rrahim Pacollin e Aleancës Kosova e Re (AKR).
Takimi është duke u zhvilluar në një prej restoranteve në Prishtinë, ndërsa nuk dihen temat e këtij takimi, ndonëse mund të jenë të ndërlidhura me zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, shkruan Koha.net.