Dy persona kanë rrahur një të mitur, me ç ‘rast i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:45 në rrugën Salih Çeku, në Podujevë.
Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
“Pas një mosmarrëveshje ne mes të tre personave meshkuj kosovarë, ka ardhur deri te një rrahje ku dy të dyshuarit e kanë rrahur viktimën të mitur me ç ‘rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe personat e përfshira në rrahje janë intervistuar, dy prej tyre në cilësinë e të dyshuarve. Me vendim të prokurorit i dyshuari i parë dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.