Në rrugën “Nazim Gafurri” dje rreth orës 08:50 policia ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë.
Të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu, kishin sulmuar fizikisht pesë viktimat meshkuj kosovarë (zyrtar policor).
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.