Rrahje mes mjekëve në sallën e operacionit në një spital të Maqedonisë së Veriut

Prishtinë | 06 Shk 2025 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Dy mjekë janë rrahur mes vete në Spitalin Klinik të Shtipit – komunë që shtrihet në pjesën lindore të Maqedonisë.

Mediat atje raportojnë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:45.

“Më 5 shkurt në ora 12:45 në SPB Shtip, N.T. nga Shtipi ka raportuar se në vendin e tij të punës në sallën për operacione të Spitalit Klinik është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij Z.SH., të cilit i është kundërpërgjigjur”, thuhet në komunikatën me shkrim nga SPB-Shtip./Lajmpress

Të ngjashme