Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre lëndohen

Prishtinë | 15 Mar 2026 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:20 ka ndodhur një rrahje mes pesë personave në Vushtrri, konkretisht në rrugën “Galip Badivuku”.

Dy persona me këtë rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. ndërsa një person është dërguar në mbajtje.

“Pas një mosmarrëveshje janë rrahuar mes veti pesë të dyshuar meshkuj kosovar. Si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy prej tyre të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit njëri prej tyre është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pasi që i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë copë fishekë”, bëhet e ditur në raport.

Të ngjashme