Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 15 qershor, gjashtë serb janë rrahur mes vete në fshatin Dren të Zubin Potokut.
“Me datën 27.06.2019 është iniciuar rasti si më lart, ku gjashtë persona të dyshuar meshkuj K/Serbë janë përleshur ndërmjet vete”, thuhet në raport.
Sipas policisë, raportohet se dy nga gjashtë personat e dyshuar kanë pësuar lëndime të lehta trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas të njëjtit janë liruar në shtëpi.
Rasti procedohet në procedurë të rregullt, për trajtim nga autoritetet kompetente.