Një rrahje mes zyrtarëve të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” dyshohet se ka ndodhur sot.
Për këtë ngjarje është informuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për Gazetën Express se policia është duke e trajtuar rastin.
Por i njëjti tha se nuk mund të konfirmojë asgjë më shumë tani për tani.