Dy profesorë të Universitetit të Prishtinës kanë zgjedhur që hesapet t’i qërojnë edhe fizikisht.
Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, gjatë një mbledhjeje të Këshillit mësimor-shkencor të këtij fakulteti, javën e kaluar, ka pasur përplasje të hapura mes disa profesorëve, marrin vesh burimet e Gazetës Metro.
Mësohet se profesori Kadri Metaj e ka akuzuar profesorin Agim Hyseni se po përpiqet të sjellë në fakultet “asistente të dyshimta”. Pas kësaj, Hyseni e e ka sulmuar fizikisht kolegun e tij, Metaj.
Dëshmitarët thonë se të dy profesorët kanë shkëmbyer fyerje nga më të ulëtat në adresë të njëri tjetrit. “Ata e kanë quajtur ‘qen’ dhe ‘hajn’ njëri tjetrin”, tregoi burimi.
Në Dekanatin e Fakultetit Filozofik nuk kanë dashur të deklarohen rreth rastit.