Këshilli i Fakultetit Filozofik organizon aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Në Fakultetin Filozofik organizohet aksion për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, në një postim në Facebook bëhet e ditur që veshmbathjet ushqimet dhe të hollat e mbledhura do të nisen për ne shqipëri.

Ky aksion organizohet nga Këshilli i Fakultetit Filozofik.

“Të ndihmojmë ata që na ndihmuan!

Këshilli i Fakultetit Filozofik u bënë thirrje të gjithë studentëve, stafit akademik, që të bashkangjiten në aksionin tonë për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Ne do të grumbullojmë të holla, ushqim dhe veshmbathje për familjet në nevojë dhe të njëjtat do të nisen për në Shqipëri. Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkangjiteni me aq sa keni mundësi. Pika e grumbullimit do të jetë brenda në Fakultetin Filozofik”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme