Gjatë natës së mbrëmshme pesë persona në Malishevë janë përleshur fizikisht.
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar një pistoletë.
Të dyshuarit janë dërguar në stacion policor. Pas intervisitmit , me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.