Policia e Kosovës njofton se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur mes veti katër persona meshkuj K-Shqiptarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, raporton Ekonomi Online.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Komunën e Vitisë.
Dy prej tyre si të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri prej dyve është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.