Tre persona janë arrestuar në Gjilan, pasi që të njëjtit për shkak të një kontesti pronësor, kanë sulmuar fizikisht një person.
Siç njofton Policia, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.