Rrahmani: MSh e preokupuar me evidentimin e specialistëve të papunë

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 13:42 | Nga

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim një grup të specialistëve të papunë, të fushave mjekësore, të cilët i njoftoi me angazhimet e Qeverisë dhe të Republikës së Kosovës për punësimin e tyre.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani i njoftoi specialistë te papunë se ka marrë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Kryeministrit Isa Mustafa, si dhe ka marrë konfirmimin e Komisionit Parlamentër për buxhet dhe financa të Kuvendit të Kosovës, që në buxhetin e rishikuar do të lejohen mjete financiare për punësimin e përkohshëm të tyre në sistemin shëndetësor të Kosovës.

Specialistët, gjatë një takimi të hapur dhe të sinqertë, e kanë falënderuar Ministrin Rrahmani për angazhimin e tij dhe të Ministrisë për të bërë zgjidhje për ta, ndërkohë që Ministri Rrahmani i ka njoftuar ata se ka disa muaj që Ministria ka qenë e preokupuar së pari me evidentimin e saktë të specialistëve të papunë, profilet e tyre dhe gjetjen e mundësive për angazhimin e tyre.

Ministri Rrahmani tha se ndarja e buxhetit për angazhimin e përkohshëm të tyre në punë, i kontribuon ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, zhvillimit të shkathtësive profesionale të specialistëve dhe ngritjes së mirëqenies sociale.

13662226_679061598918097_7306097575644443094_o

13680409_679061588918098_5316296678427842269_o

Të ngjashme