Ish-ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Isa Mustafës, Imet Rrahmani përmes një postimi në facebook ka thënë se marrëveshja e Washingtonit me 4 Shtator i ka mbushur një vit e si rrjedhojë edhe moratoriumi njëvjeçar ka përfunduar.
“Sot, kur kanë kaluar tre muaj e gjysmë nga kjo datë askush nuk mund të numroj qoft edhe vetëm një aplikim të Kosovës për antarësim në një nga organizatat e ndryshme ndërkombêtare , e para, dhe e dyta, askush nuk e beson se marëveshje ishte shkaku që Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Punëve të jashtme paralizoj përfaqësitë tona diplomatike anekënd botës me mosemërimin e ambasadorëve duke qu ne minimum aktivitetin, përfaqësimin dhe lobimin”, ka shkruar Rrahmani.
Rrahmani tutje ka shkruar se të thuash se marrëveshja e Washingtonit ka cenuar rendin kushtetues duhet të jesh i lajthitur ose i shantazhuar me diçka shumë të madhe.