Rreshjet e shiut janë rikthyer në kryeqytet.
Pas disa ditëve me temperatura shumë të larta, rreshjet e dendura të shiut janë rikthyer në Prishtinë.
Gjatë orëve të mesdites qytetarët rrugëve janë zënë në befasi, kur dielli është zëvendësuar me retë shumë shpejt dhe frymat e forta kanë sjellë edhe rreshje të dendura të shiut.
Sipas meteorologëve, shiu pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme të javës dhe temperatura do të jenë pak më të ulëta ndërsa të premten pritet të kthehet moti i nxehtë.