Në një takim me student në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka rrëfyer takimin e parë që kanë pasur ai, Hashim Thaçi dhe Adem Jashari.
Veseli tha se si ish-studentë nga Prishtina nisën të organizohen për të marrë mision lirinë e Kosovës.
Takimi, tha ai, ka ndodhur afër Bibliotekës Kombëtare.
Në këtë frymë, ai tha se të rinjtë duhet të bashkohen, të punojnë për të ardhmen e vendit dhe jo vetëm të gjejnë një vend pune, por të mendojnë për hapjen e bizneseve dhe kështu të krijojnë vende pune.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/786502701524938/?autoplay_reason=gatekeeper&video_container_type=0&video_creator_product_type=2&app_id=2392950137&live_video_guests=0