Viti 1998 e gjenë Prekazin në një rrethim të ashpër të forcave serbe. Cak i tyre ishte kulla e familjes Jashari, të cilën më vonë historia do ta njeh si qendër të rezistencës për lirinë e Kosovës, raporton emisioni Udhëve në RTK.
Atëbotë, gazetarja Shpresa Mulliqi, kishte arritur të çajë rrethimin e forcave serbe, duke realizuar një intervistë me Hamëz Jasharin, përcjell Ekonomia Online.
Audio-inçizimin ekskluziv që u publikua për herë të parë në emisionin Udhëve në RTK, mund ta ndiqni në linkun më poshtë.