Aseel Muthana, tani 22 vjeç, ishte vetëm 17 vjeç kur la një punë me gjysmë orari si shitës akulloresh, për t’u bashkuar me të ashtuquajturin Shtetin Islamik në Siri.
Burri nga Cardiffi i cili u largua nga Mbretëria e Bashkuar për t’u bashkuar me të ashtuquajturin grupin e Shtetit Islamik dhe që po mbahet i burgosur në një burg sirian ka thënë se do të donte të kthehej në Britani.
Në moshën 17 vjeçare, Aseel Muthana u nis të bashkohej me vëllanë e tij të madh të quajtur Nasser në Siri.
Në një intervistë për Channel 4 News nga një burg i mbipopulluar në veri-lindje të Sirisë, Muthana tha se ai do të preferonte që dënimin me burg ta mbante në Mbretërinë e Bashkuar duke thënë se ‘çdo gjë është më e mirë sesa këtu’.
22 vjeçari shtoi se ai ende ka ambicie ‘për të bërë ndryshimin’, shkruan BBC, transmeton periskopi.
‘Në fillim nuk mendova as edhe dy herë për herë, sepse vëllai im ku bashkua me ta, unë kërkova vëllanë tim’, i tha a gazetarit holandez Janan Andert.
Menjëherë pasi arriti në Siri në vitin 2014, Muthana i kishte thënë BBC-së se ishte ‘i kënaqur’ që ishte atje dhe ‘i gatshëm të vdiste’ për grupin.
Ai tha se u largua nga Britania e Madhe sepse donte t’i ndihmonte sirianët duke pretenduar se ka punuar si përkthyes për grupin islamik, dhe se nuk ishte në mesin e atyre që luftonin kundër forcave kurde të mbështetura nga ShBA-ja.
Muthana tha që ai do të preferonte të kthehej në Britani edhe nëse do të kalonte dekada në burg, duke shtuar : “ Çdo gjë është më mirë se këtu. Të paktën nëse kthehem, ata të japin të drejta’.
I pyetur nëse e fajëson dikë për situatën e tij aktuale, ai tha se fajëson vetëm veten.
“Unë kam qenë 17 vjeç , por mjaftueshëm i rritur sa për të hipur në aeroplan dhe kam ardhur këtu,” tha ai.
“Doja të bëhesha mësues kur isha i ri. Kur isha 17 vjeç, ky ishte qëllimi im dhe deri më tani ky ishte qëllimi im, megjithëse shanset i kam të kufizuara.
“Por , nëse largohem ndonjëherë, nuk e di, do të përpiqem të bëj ndryshimin që mendoj”, tha ai.
Burgu ku ndodhet Muthana thuhet se është i mbipopulluar