Rrëfimi i Meghan Markle për presionin e të qenit pjesë e familjes mbretërore

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Në tetor të vitit të kaluar, gruaja e princit Harry, Meghan Markle, foli në një dokumentar pas një turneu afrikan për gjithçka që e kishte munduar për tri vitet e fundit që nga anëtarësimi në familjen mbretërore.

Stresi i akumuluar i shkaktuar nga sjellja e pamatur e publikut, mediave dhe qëndrimi gjykues ndaj dukeshës së re rezultuan në vendimin për t’u larguar nga Britania e Madhe, ndërsa bashkëshorti i saj dhe djali i vogël Archie iu bashkuan asaj në këtë sfidë që ndryshon jetën.

“Nuk e kisha idenë se sa presion do të ndeshja. Kur u dashurova me Harryn, miqtë e mi amerikanë ishin të lumtur për mua, por ata në Mbretërinë e Bashkuar më thanë që tabloidet do të më shkatërronin dhe unë nuk do të kënaqesha me të. Është e vështirë. Jo shumë njerëz më pyetën se si isha. Nuk jam shumë mirë. Është e vështirë të jesh në sy të publikut dhe të jesh një nënë e re, një grua”, ka deklaruar 38-vjeçarja, transmeton KP.

Në fillim të këtij viti, familja tre anëtarëshe nisën jetën e tyre të re në Kanada. Harry dhe Meghan lanë të gjitha detyrat mbretërore dhe vendosën të jenë të pavarur financiarisht dhe të ndërtojnë rrugën e tyre jashtë monarkisë britanike.

“Unë vazhdimisht i them Harryt se nuk është e mjaftueshme për të mbijetuar, për të jetuar dhe për të shkëlqyer”, është shprehur ajo në dokumentarin e saj, dhe duket se ka bërë më të mirën për ta bërë të ardhmen e saj më pak stresuese.

(Foto: Jeremy Selwyn – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Miqtë e saj amerikanë thonë se ish-aktorja sa ishte në Britani vuante nga depresioni, sulmet e panikut dhe ishte nën stres të jashtëzakonshëm dhe raportohet se nuk flinte natën duke u shqetësuar se si do të dukej e ardhmja e saj nëse ajo nuk do të bënte asgjë.

“Qëkur ka qëndruar në Kanada, Meghan është treguar të jetë rrezatuese dhe shumë më pak nën stres. Ajo dhe Harry thjesht shijojnë Kanadanë, u pëlqen jeta këtu. Është shumë më e qetë, më e natyrshme të rritësh një djalë të vogël dhe ata, si bashkëshortë, mund të angazhohen plotësisht ndaj njëri-tjetrit”, ka theksuar një burim i afërt me Markle për revistën People.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme