Gazetari kosovar Durim Abdullahu ka shpërndarë në profilin e tij në ‘facebook’ dëshminë e Faik Ferizit nga Zhabari i Poshtëm i Mitrovicës të dhënë për KMDLNJ-në, i cili kishte treguar për rrahjet dhe torturat makabre të policëve serbë dhe inspektorët shqiptarë të Sigurimit pasi ishte arrestuar më 28 mars 1989.
Torturat dhe trajtimi çnjerëzor ndaj tij kishin zgjatur deri më 15 maj 1989 kur ishte liruar.
Siç shkruan Abdullahu, Faik Ferizi ishte futur në burg në peshë 70 kilogram, derisa kur ishte liruar kishte qenë vetëm 30 kilogram.
“Arsyeja: kishte dorëzuar librezën e anëtarësisë së Partisë Komuniste të Jugosllavisë, duke kundërshtuar suprimimin e autonomisë së Kosovës dhe duke kërkuar Republikë për Kosovën”, shkruan Abdullahu, raporton Express.
Kjo është një pjesë e dëshmisë së Faik Ferizit (1952) nga fshati Zhabar i Poshtëm i Mitrovicës, dhënë për KMDLNJ-në, se si e kishin rrahur dhe torturuar policët serbë dhe inspektorët shqiptarë të Sigurimit, nga 28 marsi 1989 kur e kishin arrestuar deri më 15 maj 1989 kur ishte liruar. E kishin marrë me peshë trupore 70 kg dhe e kishin liruar me 30 kg. Arsyeja: kishte dorëzuar librezën e anëtarësisë së Partisë Komuniste të Jugosllavisë, duke kundërshtuar suprimimin e autonomisë së Kosovës dhe duke kërkuar Republikë për Kosovën.
Abdullahu ka bashkëngjitur edhe një pjesë të rrëfimit drithërues të Faik Ferizit i cili tregon për torturat çnjerëzore të ushtruara ndaj tij gjatë kohës së mbajtjes në burg.
“”Hiqi brekët!” – dhe ashtu veprova. Pastaj më tha: ‘Mblidhi gjërat e shko atje’. Ende pa i mbledhur rrobat mu vërsulën 7 veta me breshëri të kërbaçëve. Duke ikur para tyre dhe pa e ditur se ku po shkoja, u futa në një zyrë ku kishin qenë edhe dy policë me kërbaq. Më thanë: ‘Pse po çirresh he nanën shqiptare … asgjë nuk t’kanë ba’ – dhe m’ranë shqelma n’koçe tu m’thanë – ‘Kush të tha me hy këtu?’
Vazhduan me kërbaçë duke më ndjekur nëpër atë korridor deri në fund, ku ishte ëc-ja dhe aty luanin koçe tu m’thanë: ‘Kush t’ka thanë me ardhë këtu, kthehu n’dhomën tjetër’. Kur shkova te dhoma e dytë, njëri bërtiti: ‘Ndalu, zbathi këpucët’. Kur u përkula t’i zbathja këpucët, mu vërsulën të gjithë përnjëherë me kërbaçë, njëri me shqelma koçeve….””, citohet të ketë thënë Ferizi në dëshminë e tij për KMDLNJ-n.
Abdullahu në fund ka treguars e e ka shpërndarë këtë rrëfim, meë 23 gushti është dita evropiane e përkujitmit të të gjitha regjimeve totalitare dhe autoritare.
“Le të kujtojmë viktimat shqiptare ndër ne, të regjimit totalitar komunist të Jugosllavisë së Titos që u trashëgua nga Millosheviqi. Trashëgimtari i Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq drejton si president sot Serbinë”, ka shkruar Abdullahu.