Legjenda kolumbiane e futbollit Carlos Valderrama dikur kishte thënë se Faustino Asprilla ka mundur të jetë lojtari më i madh në botë.
Dhe ai mund të ketë pasur të drejtë, shkruan The Sun.
Në një karrierë profesioniste, që zgjati 16 vjet, Asprilla luajti për Parmën në Serie A, ku fitoi pesë trofe, përfshirë dy herë Kupën UEFA dhe Kupën e fituesve të kupave, si dhe për Newcastlen në Premier League.
Ai ka luajtur 57 ndeshje për Kolumbinë, duke shënuar 20 gola.
Problemi ishte se Asprilla më shpesh e gjente veten në ballina të gazetave për skandale sesa që e gjente në faqet e sportit. Por nuk është një gjë që e shqetësonte atë.
“Edhe nëse disa njerëz besojnë se nuk kam shfrytëzuar plotësisht talentit tim, unë mendoj se kam luajtur aq mirë sa kam mundur. Kam luajtur futboll aq gjatë saqë trupi im ka lejuar dhe jam i kënaqur”, ka thënë Asprilla.
Në fund të stinorit të tij të parë te Parma, Asprilla u kthye në Kolumbi për të vizituar nënën e tij në vendlindjen e tij në Tulua. Derisa ishte një gjest i mirë, ai bëri një skandal.