Sa kohë po shpenzon me fëmijën tënd pas punës? Teknikisht na duhen rreth 30 minuta për t’u gatuar darkën, rreth 15 minuta për t’u lexuar përralla dhe vetëm një moment për t’u dhënë puthjen e natës së mirë. Sipas ekspertëve, midis këtyre çasteve gjenden 3 minuta që mund të jenë pjesa më e rëndësishme e ditës.
Psikologia Nataliya Sirotich shpjegon rregullin e 3 minutave dhe sipas saj, duke ndjekur këtë rregull ju do të fitoni besimin e fëmijës edhe kur ai të jetë adoleshent.
Vetëm 3 MINUTA
Rregulli konsiston këtu: Ju duhet ta takoni fëmijën tuaj një herë në ditë sikur keni kohë pa e parë (edhe sikur të keni vetëm 2 minuta larg njëri- tjetrit.) Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të uleni në gjunjë, të jeni në të njejtën gjatësi me fëmijën, të qëndroni kështu për 3 minuta duke e përqafuar dhe pyetur se ç’ka ndodhur, si ka kaluar, ç’gjë ka për t’ju thënë. Është shumë e rëndësishme që ta praktikoni këtë metodë veçanërisht kur e merrni fëmijën nga kopshti, shkolla apo kur ktheheni nga puna.
Pse është e rëndësishme?
Psikologët shprehen se në minutat e para që fëmija ju shikon, ju tregon gjithçka që mban mend. Pasojat e anashkalimit të këtij 3 minutëshi të artë do të ndikojnë në karakterin e fëmijës dhe marrëdhënien tuaj si prind- fëmijë. Jepini fëmijës mundësinë të shprehet, që edhe ju të mos humbisni asgjë me rëndësi.
REKOMANDIME SHTESË
Është e domosdoshme të kuptoni se ky rregull nuk nënkupton që duhet të shpenzoni vetëm tre minuta në ditë me fëmijën. Përkundrazi, ideja është që ju të rrini 3 minuta me fëmijën kur sapo e keni takuar, në mënyrë që të dëgjoni gjithë çfarë ka për t’ju thënë. Gjithashtu për të arritur një nivel sa më të lartë të komunikimit ndiqni këto rekomandime nga ana e psikologëve:
Çdo ditë bëj diçka për të cilën ju dhe fëmijë keni shumë interes
Rikthejuni bisedës pak më vonë, për të treguar se e mbani mend çfarë fëmija ishte duke ju thënë
Lërini fëmijës të kuptojë se po e dëgjoni. Për shembull përsëriteni mbrapsht atë që po ju thotë për t’u siguruar se e keni dëgjuar ashtu si duhet.