Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë aty ku zhvillojnë aktivitetin shumë skuadra prishtinase, ka marrë pamje tjetër.
Është parketi i sallës i cili është rregulluar dhe kjo falë investimeve nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.
Foton e pamjes së re të parketit e ka publikuar ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj.
“Sot vizitova Pallatin e Rinisë dhe Sportve në Prishtinë ku është finalizuar rregullimi i parketit nga MKRS-së duke investuar që të përmbushim të gjitha kriteret e parapara me standarde EHF,FIBA,CEV,UEFA”, ka shkruar Ibër Alaj në Facebook. /Zeri.info