Ministria për Komunitete e Kthim, e cila udhëhiqte nga zëvendëskryeministri i vendit Dalibor Jevtiq, njofton se Qeveria e Kosovës e ka miratuar Rregulloren për kthimin e serbëve të shpërngulur, transmeton Koha.net.
Kjo ministri, këtë hap, në kumtesën që e përcjell radiokim, e ka quajtur të rëndësishëm në siç thotë, zgjidhjen afatgjate e të qëndrueshme të procesit të kthimit të të shpërngulurve në Kosovë dhe hyrje për miratimin e ligjit për të shpërngulurit .
Në kumtesë theksohet se Rregullorja është miratuar me propozim të ministrit për Komunitete e Kthim Dalibor Jevtiq .
Ai në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se Rregullorja është rezultat i punës së përbashkët i iniciativës rajonale “Procesi i Shkupit”, i institucioneve ndërkombëtare dhe i ministrisë që udhëhiqet nga ai deh ak shtuar se jo duhet t’i kontribuojë ndryshimeve pozitive në procesin e kthimit.
“Kjo Qeveri e Kosovës duhet të tregojë gatishmëri dhe forcë që përfundimisht të arrihet qëllimi dhe interesi ynë – sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut e të vlerave dhe dallimeve dhe që përgjithmonë e përfundimisht të zgjidhet çështja e të shpërngulurve “, ka thënë Jevtiq.